Amir Abrashi rinovon kontratën me Frajburgun

Amir Abrashi ka rinovuar kontratën si futbollist i Bundesligës. Mesfushori i kombëtares merr shpërblimin e merituar për nivelin e lartë që ka treguar në elitën e Gjermanisë

E kaloi me sukses provën e Bundesligës.
Amir Abrashi bindi Frajburgun t’i jepte një kontratë tjetër, pasi I dha garancitë në stadiumet e shkëlqyer të Gjermanisë.
Mesfushori i kombëtares shqiptare rinovoi me Frajburgun, për të cilin është një nga lojtarët më të mirë.
Mediat gjermane njoftojnë se kontrata e re është deri në vitin 2020, dhe se shqiptari do të ketë një rritje të ndjeshme të rrogës.
Pas një karriere të nisur në Zvicër, me Vinterturin e pastaj me Grasshopersin që e mori për 600 000 euro, ai kaloi tek Frajburgu për të cilin luajti sezonin e kaluar në Bundesligën e dytë.
Abrashi u shpall kampion së bashku me shokët e tij, brenda sezonit, duke fituar të drejtën për të luajtur në Bundesligë
Një rritje mbresëlënëse e 26-vjeçarit nga Kosova, I cili është edhe një nga më të mirët në kombëtaren shqiptare, me të cilën luajti edhe në finalet e kampionatit europian.
E ardhmja duket edhe më e mirë për djaloshin e lindur në qytetin e vogël zviceran, Bishofscel.
Pasi kaloi me sukses nivelet nga ekipet e moshave deri në Superligën zvicerane, pasi madje provoi edhe jetën ushtarake me uniformë në trup dhe automatik në dorë, ai është sot një nga yjet e Bundesligës.

Aktualitet

Archives