Ekspozitë pikturë me temë: “Stambolli i ëndërrave të mia”

Në qendrën kulturore të institutit turk “Junus Emre” në Shkodër është organizuar të shtunën, më 17.12.2016 shpërndarja  e çmimeve për ekspozitën pikturë me temë: “Stambolli i ëndërrave të mia”.

Aktiviteti u zhvillua në ambjentet e “Galerisë së Arteve”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të qytetit, artistë si dhe zv.Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Tiranë, znj.Gul Sarigul.

Drejtori i institutit turk “Junus Emre” në Shkodër, Omer Osman Demirbash tha se ky konkurs u organizua për të dokumentuar dashurinë e shqiptarëve ndaj qytetit të Stambollit.

Ndërsa zv.Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Tiranë, znj.Gul Sarigul në fjalën përshëndetëse të saj tha:

Jam shumë e lumtur që marrë pjesë si përfaqësuese e Ambasadës turke në ceremoninë e  shpërndarjes së çmimeve fituese të konkursit së pikturës me temë: “Stambolli i ëndërrave të mia”. Mendoj dhe jam e bindusr se një projekt i ralizuar kaq mirë do të hapë rrugë të reja të miqësisë dhe vëllazërimit midis dy shteteve. Lidhja  midis dy vendeve dhe vëllazërimi midis tyre në fakt ka rrënjë shumë të hershme, qindra vjeçare dhe përveç saj ka  edhe ngjashmëri kulturore midis dy shteteve mike. Me shumë siguri pjesëmarrja me vepra artistike për Stambollin, duke qenë se Stambolli është një qytet mbi 1500 vjeçar kjo mund të krijohet nga një talent shumë i rradhë, dhe në secilin prej nesh dhe në secilin prej vizitorëve të kësaj ekspozite do të krijojë përveç habisë edhe një mrekulli…”

Znj. Sarigul në emër të familjes së Ambasadës së Turqisë në Tiranë falenderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs ekspozite për vitin 2016.

Dëshiroj të falenderoj secilin pjesëmarrës artistë në këtë ekspozitë pikture, sepse nuk është e thjeshtë të ëndërrosh një qytet aq të lashtë dha ta pasqyrosh kaq mjeshtërisht në një tablo…”

Vlen të përmendet se në këtë konkurs morën pjesë një numër i madh piktorësh me vepra, të cilat sipas vlerësimeve të pjesëmarrësve ishin njëra më e bukër se tjetra.

Këto vepra artistike janë vlerësuar nga një juri profesionistë shqiptar dhe turk.

Kuratori i njohur Ylli Drishti, foli për elementët e përzgjedhur nga 40 artistë pjesëmarrës të moshave të ndryshme të ndarë në tre grup-mosha, ku në fund u bë edhe ndarja e çmimeve fituese.

Aktiviteti “Stambolli i ëndërrave të mia”. u mundësua nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Bashkia e Stambollit,, Minibashkia e Uskudarit në Stamboll, Ambasada e Turqisë në Tiranë, Bashkia e Shkodrës, Turkish Airlines. Universiteti i Shkodrës etj…

 

Aktualitet

Archives