Niset edhe autokolona e tretë me civilë nga Halepi

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se nga pjesa lindore e Halepit është nisur edhe autokolona e tretë, e formuar nga 16 autobusë dhe 8 minibusë.

Në njoftimin që ka bërë përmes llogarisë në Twitter Çavushollu shkruan: “Vazhdojmë pa ndërprerje përpjekjet dhe të ndjekim zhvillimet”.

Çavushollu bëri të ditur se 1 mijë e 198 civilë përmes autokolonës së dytë të larguar nga Halepi kishin mbërritur në zonën rurale në perëndim të Halepit, që kontrollohet nga opozitarët.

Autokolona e dytë e evakuimit përbëhej nga 16 autobusë, 5 automjete të Gjysmëhënës së Kuqe siriane dhe 11 minibusë. Autokolona doli nga Halepi Lindor dhe kaloi postbllokun e regjimit të ngritur në lagjen Ramuse.

Pastaj autokolona përparoi në lagjen Rashidin dhe mbërriti në pjesën perëndimore të Halepit, që kontrollohet nga opozitarët.

Autokolona e dytë transporton 1 mijë e 198 banorë të Halepit ( 577 meshkuj, 320 gra dhe 301 fëmijë), të cilët vazhdon rrugën drejt provincës Idlib, e cila ndodhet në kufirin me Turqinë dhe kontrollohet nga opozitarët sirianë.

Mësohet se grupin e kësaj autokolone ka edhe 12 të plagosur.

Mësohet se nga Halepi lindor gjatë 24 orëve të fundit janë evakuuar 6 mijë persona.

Bashkë me autokolonën e parë, nga zona e rrethuar e Halepit janë nxjerrë në mënyrë të sigurt 2 mijë e 284 civilë.

Forcat paramilitare të komanduara nga gjenerali iranian, Sejid Xhevad, i cili kërkonte të pengonte daljen e autokolonës së parë nga zona e rrethuar, tentoi disa herë të sabotojë procesin e evakuimit duke sulmuar civilët dhe lagjet e kontrolluara nga opozitarët.

Procesi i armëpushimit dhe evakuimit kishte filluar si rezultat i bisedimeve intensive që ishin realizuar ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

Ndërkaq të plagosurit në gjendje të rëndë, që ishin nxjerrë në zonën e sigurt të krijuar në perëndim të Halepit dhe më pas u dërguan për në Idlib u transferuan në Turqi për mjekim.

Të plagosurit u sollën në zonën tampon të pikës së kalimit kufitar Cilvegözü dhe me ambulancat që prisnin këtu në gatishmëri u shtruan në spitale të ndryshme të Hatayit.

Aktualitet

Archives