Oferta marramendëse e ekipit kinez për Lionel Messin

Ekipi kinez Hebei Fortune do të afrojë Lionel Messi. Sipas Sky Sports për të bindur argjentinasin të braktisë Barcelona është gati t’i ofrojë një kontratë 5-vjeçare gjatë të cilës do të përfitojë 100 milionë euro në sezon.

Një shumë marramendëse dhe 4 herë më larta se paga që merr te Barcelona aktualisht dhe marrëveshja është e vlefshme deri në 2018.

Ekipi që drejtohet nga Manuel Pellegrini, i cili i njeh mirë vlerat e futbollisit, nuk do të kursehet dhe këtë e ka treguar. Në përbërje ka lojtarë si Lavezzi, i cili përfiton 13 milionë euro në sezon, ndërsa Gervinho paguhet 150 mijë euro për ndeshje.

Hibei Fortune është një ekip i formuar në vitin 2010 dhe deri më tani nuk ka fituar asnjë trofe të rëndësishëm. Nga ana tjetër Barcelona do të zgjasë marrëveshjen me Lionel Messi, duke i ofruar 35 milionë euro në sezon.

Aktualitet

Archives