VMRO-DPMNE tension dhe protesta

Edhe pse shqyrtimi i ankesave duhej të përfundonte në mesnatë, anëtarët e Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni vazhduan punën deri në orët e para të mëngjesit me shqyrtimin e ankesave të LSDM-së opozitare pasi u hodhën poshtë ankesat e Lëvizjes Besa. E gjithë puna e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është zhvilluar nën presion dhe në situatë të tensionuar. Para godinës së KSHZ-së ishin mbledhur militantë të VMRO-DPMNE –se se Nikolla Gruevskit për të parandaluar sic thanë vjedhjen e  fitores së saj. Para protestuesve, anëtarë dhe zyrtarë të VMRO-DPMNE-së kanë mbajtur fjalime, ndërsa nuk munguan as ofendimet në drejtim të shqiptarëve me fjalet “Shqiptarët e mallkuar”, madje edhe duke kërcënuar me gjakderdhje rrugëve.  Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ndërkohë ka rinisur shqyrtimin e ankesave të mbetura të Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, për parregullsi gjatë procesit zgjedhor, veçanërisht gjatë procesit të numërimit të votave në njësinë e gjashtë zgjedhore në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit.

Aktualitet

Archives