Udhëtimi i të riut katolik në kulturën “Islame”

Pasi ka ndërtuar një biçikletë të veçantë nga druri me bambu dhe mbi të cilën ka shkruar në 12 gjuhë fjalën “Paqe”, Juchli e ka nisur udhëtimin nga vendi i tij Zvicra dhe pasi ka përshkruar Italinë, Slloveninë, Bosnje dhe Hercegovinën, Maqedoninë, Greqinë dhe Bullgarinë ai ka mbërritur në Turqi.

I riu katolik 27 vjeçari Andreas Juchli i cili është nisur me biçikletën e tij nga Zvicra dhe i cili ka regjistruar në kamerën e tij mikpritjen në vendet isalme që ai ka shëtitur, planifikon që këto pamje ti publikojë në median sociale për të ndryshuar perceptimin negativ rreth “Islamit” të formuar në Perëndim, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi ka ndërtuar një biçikletë të veçantë nga druri me bambu dhe mbi të cilën ka shkruar në 12 gjuhë fjalën “Paqe”, Juchli e ka nisur udhëtimin nga vendi i tij Zvicra dhe pasi ka përshkruar Italinë, Slloveninë, Bosnje dhe Hercegovinën, Maqedoninë, Greqinë dhe Bullgarinë ai ka mbërritur në Turqi.

Juchli i cili përmes Stambollit ka kaluar në rajonin Safranbolu të qytetit Karabük i cili ndodhet në listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s, mendon që të jetë i ftuari i familjeve muslimane në vendet si Iran, Turkmenistan, Uzbekistan, Taxhikistan dhe Kirgizistan.

Aktualitet

Archives