Reali i Madridit mbërriti në Japoni, ku do të luajë Botërorin e Klubeve.
Skuadra “merengues” zhvilloi seancën e parë stërvitore në stadiumin e Jokohamës, për ndeshjen e së enjtes ndaj Club America.
Reali i Madridit do të kërkojë të fitojë titullin e tij të dytë në 3 vjet në këtë kompeticion për të kaluar rivalët e Barcelonës si klubi me më shumë tituj ndërkombëtarë në botën e futbollit.
Në këtë seancë stërvitore, ra në sy mungesa e Sergio Ramos, me kapitenin që kreu stërvitje të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Por, ai që tërhoqi vëmendjen në këtë stërvvitje ishte Cristiano Ronaldo, mbi të cilin u fiksuan të gjitha kamerat e instaluara në stadium. Zidane preferoi që të zhvillonte një seancë stërvitore të lehtë për të evituar ndonjë dëmtim të mundshëm për shkak të ndryshimit të orarit.