Rama: Koncerti i Vjenës në Tiranë më 2 janar, ëndërr e bërë realitet

Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një statusi të publikuar në faqen e vet në Facebook, ka bërë me dije se ditën e dytë të vitit të ri, pikërisht më 2 janar, në Tiranë do të mbahet koncerti i Vjenës. Duke e cilësuar këtë moment një ëndërr të bërë realitet, Rama shprehet se kjo gjë u bë e mundur falë përpjekjeve të vazhdueshme të violinistit shqiptar me famë botërore Shkëlzen Doli.

“Koncerti i Vjenës në Tiranë! Një ëndërr bëhet realitet Falë një bashkëpunimi që kurorëzohet pas një përpjekjeje jo të vogël së bashku me Shkëlzen Dolin, në 2 janar vjen në Tiranë, të nesërmen e Vjenës, një koncert i jashtëzakonshëm”, shkruan Rama.

Aktualitet

Archives