Shoqëria ndërkombëtare reagon ashpër ndaj sulmit në Stamboll

Shoqëria ndërkombëtare vazhdon të reagoj ndaj sulmit të terrorit në Stamboll.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri një deklaratë me shkrim ndaj sulmit të terrorit në Stamboll.

“Solidarizohemi me Turqinë që është aleatja jonë. Jemi të vendosur për të luftuar kundër të gjitha llojeve të terrorizmit”, shkroi Stoltenberg.

Duke e bërë të ditur se dënojnë ashpër aktin e terrorit Sekretari i NATO-së Jens Stoltenberg tha: “Zemra ime është së bashku me ata të cilët humbën më të dashurit e tyre në sulmin me bomba, me të plagosurit dhe me popullin e Turqisë. Ne solidarizohemi me Turqinë që është aleatja jonë. Jemi të vendosur për të luftuar kundër çdo lloj të terrorizmit”.

Daniel Holtgen, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm i Këshillit të Evropës në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetet sociale në emër të Këshillit të Evropës, anëtare e së cilës është edhe Turqia, tha se “Të gjitha qeveritë evropiane së bashku dënojë ashpër sulmin e terrorit në Stamboll i cili mori jetët e civilëve të pafajshëm”.

Holtegen gjithashtu tha se Turqia pas sulmit të terrorit në Stamboll do të mund të llogaritë në solidaritetin dhe mbështetjen e qeverive evropiane dhe të Këshillit të Evropës.

Ndërkaq Ministri i Jashtëm i Anglisë, Boris Johnson bëri një deklaratë në lidhje me rastin në emër të Anglisë.

Në llogarinë e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Boris Johnson shkruan: “Dënoj sulmin e terrorit në Stamboll. Mendimet e mia janë së bashku me të prekurit nga ky sulm. Mbretëria e Bashkuar është e lidhur me Turqinë në punimet në luftën kundër terrorit”.

Aktualitet

Archives