Lu: Lufta ndaj korrupsionit nis me Vettingun, ku bie dakord me Berishën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu thotë se lufta ndaj korrupsionit nis me zbarimin e ligjit të Vettingut, për gjyqtarët dhe prokurorët.

Duke folur ditën e sotme në simpoziumin kundër korruiopsionit ai tha se “Pyetja është si do luftohet korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri? Kjo nis me Vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve në fillim të vitit të ardhshëm. Prokurorët e pastër vetë do zgjedhin anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe KLP do të zgjedhë kryeprokurorin e strukturës së posaçme antikorrupsion të SPAK. Më tej prokurorët e lartë të SPAK-ut do të përzgjedhin drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit”, u shpreh ai.

Ambasadori shtoi se populli shqiptar duhet ta vëzhgojë me kujdes procesin për të siguruar se as edhe një gjyqtar apo prokuror i vetëm të mos mund të manipulohet ose ndikohet.

Ai shprehu mirënjohje për Komisionit të Venecias për këshillat e dhëna prej tij.

Ambasadori Lu nënvizoi se është dakord me Sali Berishën i cili ka thënë se opinioni i Venecias afron një bazë solide për t’i dhënë vendit, reformën e drejtësisë.

Ai shtoi se gjatë tre ditëve të konferencës është dëgjuar si është luftuar korrupsioni në Rumani, Kroaci dhe në SHBA dhe në secilën prej këtyre rasteve nuk u luftua nga të huajt por nga prokurorë, policë dhe gazetarë e gjyqtarë me kurajo të tre vendeve kjo nuk u arrit nga të huajt dhe sigurisht nuk u arrit nga politikanët.

I pranishëm në simpozium ishte edhe Presidenti Bujar Nishani, i cili nënvizoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit, si dhe tha se është i vetëdijshmë që nuk mund të zhduket.

 

Aktualitet

Archives