Cristiano Ronaldo do të fitojë Topin e Artë

Cristiano Ronaldo do të fitojë Topin e Artë, që nga ky vit organizohet nga “France Football”. Lajmi është publikuar nga gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”, që shton se është përcaktuar e enjtja si dita ku sulmuesi portugez do të zhvillojë edhe setin fotografik për revistën e njohur franceze, ndërsa çmimi do t’i zyrtarizohet të hënën në Paris.

Renditja do të nisë të publikohet prej orës 18:00 të 12 dhjetorit për të publikuar për bërë të ditur fituesin në orën 20:00 në televizionin e “L’Equipe”  ku Lionel Messi pritet të jetë i dyti. Cristiano Ronaldo kështu do të marrë për herë të katërt këtë trofe të çmuar, falë edhe triumfit në Champions League me Real Madrid dhe Euro 2016 me Portugalinë.

Ai e ka fituar më parë në 2008, 2013 dhe 2014. Rekordin e mban Lionel Messi me 5 trofe të fituar. FIFA nga ana tjetër do të dorëzojë vlerësime të tjera më 9 janar në Zyrih, pas ndarjes me “France Football”.

Aktualitet

Archives