ShBA – Shoqatat e ndryshme myslimane i dërgojnë një letër presidentit të ri Trump

Më shumë se 300 liderë të shquar të opinionit në ShBA kërkojnë nga Trump për ti rishikuar politikat e tij ndaj myslimanëve në vend.

Më shumë se 300 liderë të shquar të opinionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dërguan një letër kandidatit të Republikanëve Donald Trump, i cili muajin e ardhshëm do të marr detyrën e Presidentit, për të rishikuar politikat e tij në lidhje me myslimanët.

Letra, ku vihet theksi në rritjen e numrit të krimeve të urrejtjes ndaj myslimanëve pas retorikave islamofobe të bëra gjatë fushatës zgjedhore dhe pas zgjedhjeve presidenciale, pas publikimit në faqen e internetit “muslimlettertotrump” i është dërguar presidentit të ri.

Në letrën e liderëve mysliman të Amerikës, e cila është e cilësisë së letrës së parë, në mes tjerash shkruhet: “Ndjejmë shqetësime të thella nga marrja seriozisht e propozimeve të ekipit tuaj ndaj myslimanëve dhe të drejtave të tyre kushtetuese”.

Në mes tjerash Trumpit iu bë thirrje për ti dalë për zot të drejtave kushtetuese të të gjithë amerikanëve.

Krahas Këshillit për Marrëdhënie Amerikano-Islame, teksti i përgatitur mbanë firmën e një numri të madh të përfaqësuesve të shoqërive civile me në krye të Shoqërisë Islame të Amerikës Veriore, Kolegjit Zaytuna, Komunitetit Islam të Amerikës Veriore dhe Shoqëria Myslimane e rajonit Dulles.

Pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar rritje e dukshme në retorikat dhe krimet e urrejtjes.

Sipas një studimi të Qendrës Jugore Ligjore për të Varfrit, një javë pas zgjedhjeve në mbarë vendin u shënuan mbi 700 raste të ngacmimeve ose të frikësimeve islamofobe dhe raciste.

Pas dërgimit të letrave kërcënuese në disa xhami në Kaliforni dhe në xhamitë në Gjeorgji dhe Florida, në rendin e ditës erdhi edhe mundësia e përhapjes të një krimi të ri të urrejtjes në mbarë vendin dhe këto raste u morën nën hetime të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

Aktualitet

Archives