Ja pse gjalpi është i mirë për shëndetin tuaj

Të konsumoni apo të mons konsumoni gjalp. Besojeni ose jo, ky ka qënë debati që ka mbizotëruar këtë vit në studimet e realizuara.

Një studim nga Universiteti i Tufts pushtoi faqet e para të gazetave në qershor të këtij viti duke deklaruar se një lugë gjalp në ditë kontibuonte në uljen e rrezikut të diabetit.

Më pas, Universiteti i Harvard zbuloi se yndyrnat e ngopura, si gjalpi, rrisnin me 8% mundësitë për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.

Për të vazhduar një raport i Profesor Dariush Mozaffarin i publikuar në korrik këshilloi shmangien e yndryrnave sa më shumë të ishte e mundur.

Por, studimi i ri norvegjez ka zbuluar se yndyrnat e ngopura janë çelësi i rregullimit të niveleve të kolesterolit, sidomos te personat që vuajnë nga obesiteti abdominal (në bark).

Sipas të dhënave nga Universiteti i Bergen, nga 38 burra vetëm vullnetarët të cilët kishin një dietë me shumë yndyrna panë një rritje të mirë të niveleve të kolesterolit.

“Konsumi i lartë i yndyrnave të ngopura nuk e rriti rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovuskulare,” tha kardiologu dhe profesor Ottar Nygard, duke shtuar se në fakt gjalpi ndihmonte në rregullimin e presionit të gjakut, insulinës, nivelit të sheqerit dhe faktorë të tjerë të lidhur me funksionimin e zemrës.

Aktualitet

Archives