Shqipëria feston 104-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e vende të tjera në Ballkan dhe në botë, festojnë sot Ditën e Flamurit. Kjo ditë shënohet për nder të 28 Nëntorit 1912, kur në Vlorë është shpallur Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në Shqipëri dhe në Kosovë janë paralajmëruar aktivitete të ndryshme. Shqipëria në këtë ditë të rëndësishme të historisë së saj, është anëtare e NATO-s dhe kandidate për pranim në Bashkimin Evropian.

Gjatë këtij viti miliona zemra kuqezi u ndjenë krenarë më kombëtare shqiptare, e cila i përfaqësoi denjësisht në kampionatin Europian të futbollit.

Gëzuar ditën e Pavarësisë. Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues të shtetit shqiptar! Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë!”, ishte ky mesazhi i urimit të kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama, në rrjetin social facebook.

Ndërsa Mustafa në urimin e tij thotë se sot të gjithë shqiptarët ndjehen Një.

“Të dashur bashkëkombas,Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit!Të gjithë ne sot ndjehemi Një, të fortë por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona, gjithandej ku jemi”.

Urime për festën kombëtare ka përcjellë dhe ish-kryeministri Berisha.

 

Ndërsa Partia Demokratike e Shqipërisë festoi sot 28 Nëntorin, dita e Flamurit dhe të Clirimit duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për të rënët e Luftës Nacional Çlirimtare.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha duke përcjellë urimin për 28 Nëntorin bëri thirrje për bashkim për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen shqiptarët e jo largohen

 “Gëzuar 28 Nëntorin. Të nderojmë sakrificën e dëshmorëve të Kombit duke u bashkuar për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen shqiptarët e jo largohen”

 

Nga ana tjetër, në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit, me rastin e 104-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga dy fëmijë, përkatësisht një vajzë e një djalë, ngritën flamurin, nën ekzekutimin e himnit kombëtar. Pas zhvillimit të kësaj ceremonie, menjëherë u lëshuan një mori tullumbacesh kuq e zi në qiell, për të krijuar një atmosferë më entuziaste në kryeqytet. Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm përfaqësues nga bashkia, politikanë e shumë qytetarë që ndoqën nga afër ngritjen e flamurit.

Kurse, qyteti i flamurit, Vlora, do të jetë qendra e festimeve në 104- vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit që nisi në orën 10:00, në Sheshin e Flamurit, morën pjesë Presidenti Bujar Nishani, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe një sërë autoritetesh të tjera vendore.

Aktivitetet e organizuara nga bashkia me rastin e kësaj dite, vijuan me koncertet festive në sheshet e qytetit.

Festime do të ketë dhe ditën emërkurë për festën e Çlirimit.

Aktualitet

Archives