Pesë kryetarët e bashkive më të mëdha shqiptare, në rajon, u bënë bashkë në Konferencën e parë të Unionit të Bashkive Shqiptare

Qytetari i Parë i Tiranës ka pritur katër kryebashkiakët shqiptarë të rajonit. Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva udhëtuan drejt Tiranës për të shkëmbyer ide dhe eksperienca. Edhe pse dominant është ende kompleksi i pushtetarëve shqiptar, i krijuar natyralisht për shkak të retorikave në rajon për një Shqipëri të Madhe, për Erion Veliajn ky është shekulli ynë.

Teuta Arifi, e gjendur përballë një rebelimi të shqiptarëve në maqedoni  ndaj partisë së Ali Ahmetit, në prag zgjedhjesh, vështirësinë e identifikoi tek kombësia, dhe përparimin tek gjinia.

Të udhëheqësh një qytet shqiptar është punë e vështirë. Të jesh grua është akoma më e vështirë. Por pas 100 vitesh shqiptarët dëshmojnë se punët e vështira mund ti lënë në duart e grave të vogla”.

 

Për kreun e kryeqytetit të dytë shqiptar në rajon,Prishtinë Shpend Ahmeti, shkëmbimi i diteve dhe eksperiencave duhet të nisë nga baza,e  jo nga ëndrra europiane.

Presheva, mundohet të mbajë ritmin.

.“Shumë e nevojshme për të qënë pjesë e këtij rrjeti pasi kemi një kompleks pak më ndryshe”.

 

Për Nazif Cungun, kreun e komunës Ulqin, shpëmbimi i eksperiencave është i një rëndësie thelbësore, për komunat e vogla si ajo e Malit të Zi.

Kryebashkiaku Veliaj njoftoi axhendën dy ditore të takimit me kryetarët e bashkive shqiptare në rajon. Prezantimi me projektet e ndermarra nga bashkia Tiranë si dhe shkembimi i eksperiencave mes njeri tjetrit do të kryesojnë axhendën e ngjeshur e cila do të kulmojë me takimin e së dielës.

Krerët e bashkive shqiptare do të diskutojnë mbi pesë tema kryesore, prioritete të zonave që ato vetë qeverisin si urbanistika, mjedisi, kultura, inovacioni dhe format e reja te financimit. Krerët e bashkive Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Ulqin dhe Preshevë ndaluan edhe pranë monumentit të pavarësisë ku vendosën kurora me lule në prag të festave të 28-29 Nëntorit.

Aktualitet