Izraeli do të kërkojë ndihmën e Turqisë për të shuar zjarret

Për të marrë në kontroll zjarret që vazhdojnë, Izraeli do të kërkojë ndihmë edhe nga Turqia.

Sipas Radios së Izraelit, Kryeministri Beniamin Netanjahu do të kërkojë nga Turqia, Greqia, Qiproja dhe Italia helikopterë për të shuar zjarret që vazhdojnë që prej ditës së mërkurë në pika të ndryshme të vendit, vetëm se radioja nuk dha informacione se kur do t’ua përcjellë Tel-Avivi këtë kërkesë qeverive të këtyre vendeve.

Njoftohet se këtë vendim Netanjahu e mori pas takimit që pati me Ministrin e Sigurisë së Brendshme, Gilad Erdan, pa shfaqjes së zjarreve.

Zjarret që kanë rënë në 13 zona të ndryshme të Izraelit, përfshi edhe Jerusalemin, vazhdojnë të përhapen nën ndikimin e erës.

Aktualitet

Archives