Klesta Qehaja në “Junior Eurovision Song 2016”

Klesta Qehaja, vogëlushja e cila emocionoi të gjithë teleshikuesit e “Gjeniut të Vogël 7” në TV Klan, përfaqësoi Shqipërinë në “Junior Eurovision 2016” me këngën “Besoj”.
Në qershor Klesta fitoi edicionin e 52-të të Festivalit të Këngës për Fëmijë, që i hapi rrugë pjesëmarrjes në Festivalin Europian të Këngës për fëmijë.

Me tekst dhe kompozim të Pandi Laço dhe Adrian Hila, Klesta interpretoi e treta në skenën e Junior Eurovision të organizuar në Maltë.

Edhe pse një interpretim më shumë në gjuhën shqipe, vogëlushja shqiptare arriti të emociononte publikun e Mlatës

Kënga Besoj u rendit në vend 13 te Festivalit Europian të Këngës për fëmijë që u fitua nga Gjeorgjia. Gjeniu i vogël ne televizionin Klan ishte pikënisja e një rrugëtimi për Klestën dhe një garanci që talenti i saj të duartrokitet edhe në skenat europiane.

Aktualitet

Archives