Rikthehet Sadiku në Kombëtaren Shqiptare

Lajme të mira për Kombëtaren Shqiptare nga kampionati zviceran. Armando, Sadiku, i cili u mungoi kuqezinjve në dy sfidat e fundit me Spanjën dhe Izraelin, kanë lënë pas dëmtimin duke u aktivizuar në pjesën e dytë në fitoren 0-4 të Zyrihut në fushën e Servette.
Sadiku zëvendësoi në minutën e 77-të Sarr, kur rezultati ishte 0-3. Zyrihu shënoi një tjetër gol në të 87-ën me sulmuesin kuqezi në fushë.
Sadiku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju, për shkak të dëmtimit të meniskut, duke qëndruam për rreth dy muaj jashtë fushave të blerta.

Aktualitet

Archives