Putin: Unë dhe Trump duam të normalizojmë marrëdhëniet

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur vullnetin e tij për të normalizuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

“Donald Trump ka konfirmuar synimin e tij për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Nga ana ime, unë do të bëj të njëjtën gjë”, ka thënë Putin.

Deklaratën e tij shefi i Kremlinit e ka bërë në kuadër të punimeve të samitit të APEC, ku ka bërë edhe një bilanc të marrëdhënieve me presidentin Obama.

“Ka qenë e vështirë të punonim së bashku, por gjithmonë e kemi respektuar njëri-tjetrin dhe pozicionet që mbajmë”, ka thënë më tej Putin.

Megjithatë, presidenti rus është shprehur i vetëdijshëm se kjo nuk do të jetë e lehtë.

“Të gjithë ne jemi në dijeni të ndryshimit të madh që ka mes retorikës elektorale dhe politikës reale dhe kjo ndodh praktikisht në çdo vend”, ka thënë Putin, duke iu referuar deklaratave kontradiktore të Trump.

Aktualitet

Archives