Samitit i Diasporës në Tiranë

Ka filluar në Tiranë Samiti i Diasporës Shqiptare, i cili organizohet për herë të parë nga qeveria shqiptare me pjeswmarrjen e  një mijë shqiptarëve të diasporës në 40 shtete të ndryshme të botës. Hapja e këtij samiti është bërë nëpërmjet një ceremonie në Pallatin e Brigadave, ku mbajti një fjalim edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ministra të kabinetit qeveritar, diplomatë, etj.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjatë fjalës së tij ka vlerësuar rëndësinë e diasporës shqiptare nëpër botë, e cila sipas tij ka luajtur një rol thelbësor për Shqipërinë.

Kryeministri  Rama u kërkoi që të ndihmojnë Shqipërinë në hapat e saj për të qenë e suksesshme.
Ashtu si kundër ata që ju keni gjetur atje janë gjendur dhe ju kanë marrë për dore për t’iu ndihmuar në hapat e parë drejt suksesit, ashtu dhe Diaspora duhet t’i gjendet dhe ta marrë për dore Shqipërinë për ta ndihmuar që të hedhi hapa të tjerë drejt suksesit.

Edhe nëse Shqipëria nuk ka çti mësojë shqiptarëve që kanë ndërtuar jetën e tyre në vend të huaj, ka shumë për të mësuar nga dashuria dhe kontributi i tyre për atdheun.

Mbase ne praktikisht nuk kemi asgjë për t’iu mësuar, por e kemi organizuar këtë samit sepse jemi të vetëdijshëm se kemi shumë për të mësuar. Po aq sa është e jona Shqipëria është edhe e juaja. ndërkohë që po të shohim se çfarë ata që kanë ikur kanë bërë për Shqipërinë duket se Shqipëria ka qenë më shumë e tyrja sesa e jona.

 

Mikpritës ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili i atribuoi atyre një meritë kryesore për pavarësinë e shtetit Kosovar, ndërsa theksoi se reforma zgjedhore do të garantojë vende të rezervuara për shqiptarët nga diaspora në parlamentin e Kosovës.

Prandaj në këtë frymë në kuadër të punës për reformën zgjedhore do të trajtojmë edhe mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës për të përcaktuar një numër të vendeve të rezervuara për diasporën në Parlamentin e Kosovës.

 Në datat 18-20 nëntor 2016 në Tiranë ka filluar organizimi për herë të parë nga qeveria shqiptare Samiti i Diasporës, i cili do të shërbejë si platformë bashkëbisedimi midis shqiptarëve për të rimëkëmbur dhe për t’i strukturuar më mirë marrëdhëniet midis komunitetit të shqiptarëve me banim jashtë atdheut dhe vendit të tyre, ndërsa vitin tjetër Presidenti Thaçi ka shprehur dëshirën që ky takim të bëhet në Prishtinë.

 

Dita e Parë e Samitit të Diasporës nisi sot  me 4 panele dhe më pas u çel  ekspozita “Dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët e Diasporës”.

Pas ceremonisë se çeljes së ekspozitës u zhvilluan punimet e panelit me temë: “Përfaqësitë Diplomatike dhe Diaspora: drejt një bashkëveprimi më efikas dhe modern”.

 

Aktualitet

Archives