Letra për fëmijën nga Siria, Obama takon 6-vjeçarin shqiptar

Presidenti amerikan Barack Obama ka pritur në një takim në Shtëpinë e Bardhë, Aleksin, 6-vjeçarin shqiptar që i shkroi një letër në lidhje me fëmijën nga Siria.

Aleksi nga Nju Jork, me prindër shqiptarë, nisi letrën për presidentin amerikan, pasi pa fotografinë e përgjakur të Omran Daqnesh.

Obama tha se letra “ishte nga një fëmijë , i cili nuk kishte mësuar ende të ishte cinik ose dyshues”.

I nderuar President Obama, e mbani mend atë djalin që e morën me ambulancë në Siri?” shkruan Aleksi në një letër, e cila u publikua nga shtëpia e bardhë.

A mund të shkoni ta merrni e ta sillni në shtëpinë tonë… do ju presim me flamuj, lule dhe tullumbace. Do i sigurojmë atij një familje dhe do e konsiderojmë si vëllanë tonë.

Presidenti i SHBA, i citoi fjalët e Aleksit në Universitetin e Kombeve të Bashkuara para se Shtëpia e Bardhë të filmonte vetë Aleksin duke i lexuar.

Aktualitet

Archives