Shishe me salce mbi koken e Ministres, Nikolla

Një shishe me salcë është derdhur në kokën e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla në shenjë proteste nga aktivistja e Lëvizjes për Universitetin, Mirela Ruko. Ngjarja ndodhi në një aktivitet të organizuar nga Forumi Rinor Eurosocialist, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Nga pamjet filmike që shpërndau Lëvizja Për Universitetin, aktivistja duket se iu afrua serbes Ministres së Arsimit, Lindita Nikollës, mes qindra FRESSH-isteve, të ulur në karrige, tek Piramida.
Video u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, e shoqëruar me hashtagun LironiMirelaRUKO
Kjo është vajza që hodhi salcën mbi ministren, në emer të maturantëve të pakënaqur nga ligji i ri për arsimin. Mirela Ruko është një nga aktivistet e Lëvizjes Për Universitetin, një grupim të rinjsh që kanë qenë pjesë e protestave kundër reformës në arsim që u miratua nga mazhoranca.
Vajza u shoqërua në polici, në komisariatin numër 1 në Tiranë, bashkë me aktivistët e tjerë që kishin planifikuar protestën.
Nuk është hera e parë që aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin shoqërohen në polici. Një vit më parë, qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama, që po dilte nga Fakulteti i Shkencave Sociale.
Aktiviteti i organizuar nga FRESSH, vazhdoi normalisht. Deputeti socialist Pandeli Majko e quajti një akt vandal atë që ndodhi.
Kryeministri Edi Rama nuk e komentoi protestën, përkundrazi gjatë fjalës së tij ai u duk në humor së bashku me deputetin Majko.

Aktualitet

Archives