Përkujtohet rihapja e Xhamisë së Plumbit

 

Ditën e hënë, më 14 nëntor 2016, Myftinia Shkodër organizoi në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”, dega e vajzave, një aktivitet përkujtimor me rastin e 26 vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit.

Aktiviteti u përshëndet nga drejtori i Medresesë, z. Kujtim Dervishi i cili vlerësoi rihapjen e Xhamisë së parë në Shkodër, si një kthesë e rëndësishme e kthimit nga vlerat e besimit në Shqipëri.

Aktivitetin e përshëndeti edhe Imam Muhamed Sytari, Myfti i Zonës Shkodër, i cili iu drejtua medresisteve me një mesazh të ngrohtë, duke i quajtur si: “bijat e Hz. Hadixhe Kubrasë”.

Myftiu theksoi se 16 nëntori 1990 dëshmon se Zoti i gjithësisë nuk e humbi besimin dhe lutjet e gjyshërve dhe baballarëve të persekutuar, por e pranoi persekutimin e tyre si një kurban besimi dhe shpirti për krejt qytetin e Shkodrës.

Më pas u shfaq dokumentari: “Triumfi i zanit të minareve”, prodhim i Myftinisë Shkodër, me rastin e 25 vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga koordinatorja e Shoqatës “Istanbul”, teologia Elona Sytari, e cila pasi falënderoi Myftiun për këtë vizitë dhe mesazhet e saj, uroi që fryma e paqtë e mësimeve të fesë islame të vazhdojë e të përhapet gjithandej në vendin tonë, si bekim nga Zoti.

Më parë, Myftiu zhvilloi një takim edhe me znj. Valjeta Bajraktari, nëndrejtore e degës së vajzave, si dhe drejtoi faljen e namazit të mesditës.

Aktualitet

Archives