Pesë arsye pse duhet t’i mësoni fëmijës suaj të notojë

Të mirat e notit janë të pafundme dhe fëmija juaj duhet të mësojë të notojë sa më shpejt të mundet. Ja pse:

Është thelbësore për sigurinë e tyre

Mbytja rezulton të jetë shkaku i dytë i vdekjeve aksidentale për fëmijët 1-14 vjeç në Amerikë. Është thelbësore që të gjithë fëmijët të dinë të notojnë në moshë të re. Ka ujë kudo rrotull nesh, qoftë edhe hapësira të vogla, si vaska. Të sigurohesh që fëmija ndihet rehat në dhe rreth ujit, është thelbësore për sigurinë e tyre.

Është një sport pa sforcim

Noti është një sport që nuk e sforcon trupin, pasi realizohet në ujë. Trupi pluskon kur jeni në ujë deri në qafë, kështu që ju nuk e prekni fundin me peshën që keni në tokë. Noti është sporti ideal për mirëqenien e trupit në terma afatgjatë. Sigurisht, edhe në not mund të dëmtohesh, por nëse ke vrarë shpatullën, ende mund të lëvizësh këmbët gjatë praktikës për të qëndruar në formë.

Mësohet puna në grup, si dhe individualiteti

Si çdo sport, atmosfera e skuadrës është shumë e rëndësishme. Pasi diplomohen, atletët shpesh shprehen se u mungon skuadra dhe orët e shpenzuara bashkë në trajnime dhe udhëtime. Shokët e skuadrës janë të rëndësishëm dhe mund të ndihmojnë gjatë kohëve të vështira. Gjëja e bukur e notit është se përveçse skuadrës të bën të vlerësosh edhe individualitetin. Në garat e notit fëmija mëson vetëmotivimin dhe arritjen e synimeve.

Mësohet menaxhimi i kohës

Noti të mëson menaxhimin e kohës. Kjo aftësi do t’i shoqërojë notarët përgjatë gjithë jetës së tyre, kështu që është shumë i rëndësishëm.

Noti, stërvitja më e mirë për shëndetin

Ndërsa ka listuar pesë sportet më të rëndësishme për shëndetin e njeriut, Shkolla e Harvardit ka vendosur notin në vendin e parë. Uji mbështet trupin dhe nuk i sforcon kyçet kështu që mund t’i lëvizni më lirshëm. Studimet tregojnë se noti përmirëson gjendjen mendore dhe i bën njerëzit më pozitivë.

Aktualitet

Archives