Shqipëri – Izrael, ndeshja e radhës për Botërorin 2018

Përballë një kundërshtari direkt në kualifikueset e Botërorit 2018 dhe që rezervon shumë të panjohura, në letër Kombëtarja shqiptare duket e avantazhuar.

Jo thjesht për faktin se luan në shtëpi, por edhe prej vlerës së përgjithshme të skuadrave.

Vlera e Shqipërisë në merkato përllogaritet në 43,25 milionë euro, ku mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj është lojtari më i kushtueshëm në merkato, me 13 milionë euro. Pas tij vijnë Taulant Xhaka 4 milionë euro, Etrit Berisha 3,5; Amir Abrashi e Ledian Memushaj 2,5; Arlind Ajeti e Bekim Balaj 2 dhe Mërgim Mavraj, kartoni i të cilit në merkato vlerësohet 1,75 milionë euro.

Kombëtarja kuqezi kushton afro 11 milionë e gjysmë euro më tepër se skuadra e Izraelit, vlera e së cilës në merkato përllogaritet në 31,7 milionë euro. Në skuadrën me disa emra të rinj të përzgjedhur nga trajneri Elisha Levi, elementi më i rëndësishëm është mesfushori Bibras Natcho.

Me vlerën 10 milionë euro në merkato, lojtari i CSKA-së së Moskës kushton sa 1/3-ta e të gjithë ekipit, ndërsa pas tij ndodhet Eran Zahavi, me një të kaluar te Palermo në Serinë A, që tashmë luan në Kinë me milionerët e Guangzhou.

Shifrat e merkatos favorizojnë Shqipërinë, por për të marrë tri pikët, të besuarit e De Biasit kanë detyrën të tregojnë surpremacinë edhe më 12 Nëntor në “Elbasan Arena”

Aktualitet

Archives