“Mes Shqipërisë dhe Turqisë ka një potencial të madh bashkëpunimi”

Kumbaroğlu tha se kanë zhvilluar një takim produktiv me përfaqësues të nivelit të lartë në sektorin e energjisë, ekonomisë dhe përfaqësive të fushës akademike në Shqipëri.

Presidenti i Unionit Ndërkombëtare të Ekonomisë Energjetike (IAEE), Prof.Dr. Gürkan Kumbaroğlu, përmes një takimi me përfaqësues të fushës së energjisë dhe ekonomisë energjetike në Shqipëri ka prezantuar hapjen e një shoqate në këtë vend, si përfaqësi të IAEE.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Kumbaroğlu tha se kanë zhvilluar një takim produktiv me përfaqësues të nivelit të lartë në sektorin e energjisë, ekonomisë dhe përfaqësive të fushës akademike në Shqipëri. Ai tha se ditën e nesërme do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar në lidhje me këtë nismë.

Duke theksuar se në këtë kuadër Shqipëria ka një potencial të lartë, Kumbaroğlu në vijim tha: “Ka një potencial të madh bashkëpunimi mes Turqisë dhe Shqipërisë. Krahas kësaj Shqipëria si një shtet i cili është kandidat për hyrjen në Bashkimin Evropian është një potencial në vetvete, si dhe një vend që premton të ardhme mes vendeve të Evropës Juglindore. Shqipëria është një vend shumë i përshtatshëm edhe për investitorët turq njëkohësisht.”

Duke nënvizuar se aktualisht Shqipëria përballet me disa probleme përsa i përket energjisë, ai tha se me anë të IAEE mund të japin kontributin e tyre për zgjidhjen e këtyre problemave dhe veçanërisht përmes Turqisë.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Prodhimit të Energjisë pa Licencë, Yalçın Kıroğlu duke folur për AA vuri theksin tek vëllazëria dhe marrëdhëniet e mira mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Duke theksuar se gjatë vizitës së Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në Shqipëri është diskutuar se si mund të zgjerohen marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e energjisë, Kıroğlu në vijim tha: “Turqia ka një përvojë të madhe në fushën e energjisë. Shqipëria tashmë është duke u munduar të kalojë në rrugët ku Turqia kalonte dikur. Mendoj që kjo mbledhje është shumë e rëndësishme për vetë faktin që me ndihmën e përvojës së Turqisë, Shqipëria të kalojë në mënyrë të shpejtë problemet që ka në këtë fushë.”

Në vijim Kıroğlu duke vënë theksin tek rëndësia që investitorët turq i kushtojnë Shqipërisë, tha se Turqia do të ndikojë pozitivisht dhe do të kontribuojë në Shqipëri në lidhje me fushën e energjisë.

Aktualitet

Archives