Lumturohen 38 Martirë të klerit katolik

38 Martirë të klerit katolik, të pushkatuar nga regjimi komunist në Shqipëri në vitet 1945-1974 për shkak të besimit në fe, u Lumturuan të shtunën nga Vatikani, në një meshë të organizuar  në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, nje qytet me tradita ne kulture ne veriperëndim te vendit.
Kjo ngjarje, e konsideruar më e rëndësishmja mblodhi  disa mijëra besimtarë  dhe qytetare nga  Shqipëria , Kosova, Mali i Zi, dhe vende të tjera.  Në Meshë ishin të pranishëm autoritete të larta të Vatikanit, klerikë nga vende të ndryshme të botës  dhe drejtues të komuniteteve fetare në vend dhe autoritete të larta shtetërore..

Arqipeshkvi Massafra i shprehu mirenjohjen Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut për dhuratën që i fali tokës Shqiptare duke pranuar t’i numërojë ndër të Lumet edhe Shërbëtorët e Hyjit Ipeshkvin Vinçenc dhe Shokët e tij, Martirë”.

Dekreti për Lumturimin e 38 Martirëve të Kishës Katolike shqiptare, u firmos në muajin prill nga Papa Françesku, një veprim që i vendos ata përkrah figurave më të shquara të katoliçizmit botëror.

Të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj. Ndërkohë që të gjithë klerikët katolikë shqiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Evropës.  Lumturimit të 38 Martirëve të fesë katolike, i parapriu miratimi dy ditë më parë nga parlamenti shqiptar i një rezolute që dënonte krimet e komunizmit ndaj klerit katolik, mysliman, ortodoks dhe atij bektahian. Kjo ngjarje  ka terhequr vemendjen e opinionit jo vetem brenda Shqiperise, por edhe ne rajon e me gjere.

Aktualitet

Archives