Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha kur fqinji i pasur i tregon arat të varfrit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në seancën e së enjtes të Kuvendit do t’i përgjigjet Greqisë, duke theksuar se ka marrë koha kur “fqinji pasur i tregonte arat fqinjit të varfër”.

Ai thotë se me vendin fqinj duam që të kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe për t’i pasur të tilla, kryeministri thotë se duhet të jemi të barabartë.

Rama: Nesër ne kuvend do ta marrin përgjigjen time për sa kanë thënë këto ditë, fqinjët tanë te vjetër e të dashur, me të cilët duhet dhe duam të kemi marrëdhënie të shkëlqyera! E qe t’i kemi te tilla, na duhet patjetër te jemi te hapur, te vertete e të barabarte me njeri – tjetrin! Sepse koha e fqinjit të pasur qe i tregonte arat fqinjit të varfër ka marre fund mes nesh.

rama

Reagimi vjen ndërkohë që sot, ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi u thirr nga autoritetet greke për të dhënë sqarime mbi deklaratat e fundit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe reagimeve të kryeministrit Edi Rama.

Ministria e jashtme greke ka pretenduar në takim se deklarata e ministrisë së Jashtme shqiptare përmbante një qasje agresive që nuk i shërben qetësimit të tensionit dhe ecjes përpara në marrëdheniet midis dy vendeve.

Tensioni- Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë tensionuar prej ditësh, ku shkak u bë një vendim i Bashkisë së Himarës për prishjen e disa godinave, për t’i hapur rrugë zbatimit të planit urbanistik për zhvillimin e qendrës së qytetit.

Athina reagoi duke deklaruar se po shkelen të drejtat e minoritetit grek. Deklaratave iu kundërpërgjigj Ministria e Jashtme shqiptare e cila u shpreh e “habitur nga qëndrimet e ministrisë së Jashtme greke”.

Ministria e punëve të Jashtme të Shqipërisë njoftoi se kishte thirrur ambasadoren greke dhe kërkonte shpjegime  lidhur me qëndrimin kërcënues të Greqisë për protestat në Himarë

Tre ditë më parë (31 tetor), kryeministri Edi Rama paraqiti një gravurë të Athinës së vitit 1670, duke theksuar se Akropoli qëndroi në këmbë falë shqiptarëve.

Rama: “nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.

Më pas erdhi dhe reagimi i ministrisë së jashtme greke e cila tha se “Udhëheqja shqiptare ngatërron konceptin e gabuar që ka për historinë me angazhimet e Shqipërisë sipas të drejtës ndërkombëtare për të mbrojtur minoritetin autokton grek.” onews

Aktualitet

Archives