93-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë u festua në tërë vendin dhe përfaqësitë e saj

29 Tetori, Festa e Republikës së Turqisë u festua me entuziazëm dhe aktivitetet të ndryshme në tërë vendin dhe në përfaqësitë jashtë shtetit.

Në kryeqytetin Ankara në shoqërinë e marsheve të Unionit të Bandave (Mehteran) të Forcave të Armatosura Turke u zhvillua “Marshimi me Pishtarë i Festës së Republikës” nga Sheshi Ulus në Sheshin 15 Korriku Vullneti i Kombit Këzëllaj (Kızılay).

Në Marshim, Unioni i Bandave të Ushtrisë Turke zuri vend në krye të kortezhit i shoqëruar me kuadro të ndryshme prej 330 personash të cilët performuan marshe të ndryshme. Shumë prej tyre mbanin në duar pishtarë.

Pas kësaj kuadro vinin shumë qytetarë të cilët mbajtën në duar flamurin turk 1,5 kilomtra të gjatë.

Marshimin e shoqëruan edhe veteranët me flamuj në duar mbi një autobuz të hapur.

Edhe maketi i ndërtesës së Kuvendit të parë në Ulus dhe një bust i madh i Ataturkut i transportua në makinën e hapur.

Marshimi u shoqërua nga shumë automobila klasikë ndërkohë që në marshim parakaloi edhe një grup maskotash.

Marshimi që zgjati gati 2 orë përfundoi në Sheshin 15 Korriku Vullneti i Kombit Këzëllaj (Kızılay).

Një marshim madhështor me rastin e 29 Tetorit, Festës së Republikës së Turqisë u zhvillua edhe në Antalja.

Marshimi i organizuar me temën “Shpirti i 10-vjetorit” filloi në Rrugën Konyaaltı.

Shumë banorë me pishtarë dhe flamuj turq në duar marshuan drejt Sheshit Republika të Antaljas.

Në marshim u hap një flamur turk 300 metra i madh.

93-vjetori i themelimit të Republikës u festua me aktivitete të ndryshme edhe në Kanada.

Në 10 bashki të ndryshme të 10 qyteteve të varuara nga Ontario, Alberta, Nova Scotia, Newfoundland-Labrador dhe British Columbia si dhe në ndërtesën e Parlamentit u lartësua flamuri turk.

Për Festën e Republikës në Anbasadën e Otavas u dha një pritje zyrtare.

Në recepsionin me pjesëmarrjen në nivelin e burokratëve të lartë dhe deputetëve për herë të parë mori pjesë edhe një kryetar shteti.

Aktualitet

Archives