Senad Dema peshkatar nga Ulqini zë peshkun 40 kg

Peshkatari Senad Dema nga Ulqini ka zën peshkun Gof prej 40 kg. Duhet të cekim që peshkimi në familjen Dema ka qënë dhe mbetet një traditë. Jo vetëm te moshat e  mëdhaja por edhe të rinj bëhen pjesë e kësaj tradite që ka ekzistuar dhe vazhdon të përcillet edhe sot brez pas brezi në ketë familje.

Senad Dema më së shumti e zhvillonë këtë veprimtari për arsye ekonomike, por ai peshkimin e ka si sportin e tijë të preferuar dhe e zhvillonë për çdo ditë.

Diçka mbi Familjen e Senad Demës që vazhdon i traditën familjare

Babai peshkatar, i biri bëhet peshkatar.

Kështu u bë edhe i riu ulqinak – Senad Dema.

Stërgjyshi, Alushi (peshkatari më i moçëm në Ulqin, vdiq kur i mbushi 105 vjet) ishte peshkatar me tratka, i gjeneratrës së peshkatarëve legjendarë të Ulqinit; ai peshkonte bashkë me të bijtë: Hamdiun, Ademin, Bahriun) në Ndërmarrjen e peshkimit “Bojana”, deri kur u shpërnda ajo.

Gjyshi, Hamdiu, ishte po ashtu peshkatar me tratka, peshkonte bashë me babanë, Alushin dhe vëllezërit.

Babai, Xhivati, u bë një peshkatar i veçantë. Në detin e hapur (2-3 mile jashtë), në Zall e në grykë të lumit Buna, ai gjuajti peshk me rrjeta e me grepa, me parangalla. I ishte një peshkatar i cili kishte një mjeshtri të rrallë të peshkimit. Edhe kishte shumë fat. Gjuante pranverën, verën dhe vjeshtën.

Babai Xhivati, shpesh i merrte në peshkim dy djemtë e vet.

ash, peshkimin e vazhdon djali – Senadi.

Senadi është 34-vjeçar. Senadi ze peshk me grepa, me parangalla, zakonisht kur është det i mirë.

Ai e vazhdon traditën familjare.

Aktualitet

Archives