Flaka e Lojërave të Rio-s ndizet në qendrën antike të Olimpit

Flaka e Lojërave Olimpike të Rios (5-21 gusht) u ndez sot sipas ritualit tradicional në qendrën greke të Olimpit, djepi i Lojërave të Antikitetit pikënisja e stafetës nga Greqia për të vijuar më pas në Brazil.

“Ne sot po shkruajmë historinë. Këto Lojëra Olimpike do të shërbejnë si një mesazh shprese në këtë periudhë të vështirë dhe flaka do të transmetojë mesazhin në çdo cep të Brazilit dhe në mbarë botën”, pohoi Thomas Bach, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Aktualitet

Archives