Juventus bën gati ofertën për yllin e Chelsea-t

Juventus nuk ka hequr dorë nga dëshira për të pasur në skuadër sulmuesin e Chelsea-t, Oscar.

Bardhezinjtë do të paraqesin një ofertë në merkaton e Janarit për lojtarin. Kjo nuk është hera e pare që Kampionet e Italisë kërkojnë brazilianin, pasi tentuan ta merrnin edhe ne merkaton e verës.

Oscar preferoi qëndrimin në “Stamford Bridge”, por hapësirat për të gjatë këtij sezoni kanë qenë të pakta. Te Juventusi shpresojnë ta bindin 25-vjeçarin për të zbarkuar në Seria A me faktin se mund të luajë rregullisht.

Aktualitet

Archives