ARABI SAUDITE- Cikli i rënies së çmimit ë naftës ka përfunduar

Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, Khaled al-Faleh u shpreh sot se cikli i uljes së çmimit të naftës ka prekur fundin në një kuadër përmirësimi të parimeve baze të tregut.
“Cikli aktual i çmimit përfundoi. Dhe parimet bazë të tregut për sa i takon ofertës dhe kërkesës po përmirësohen”, deklaroi Faleh në një konferencë shtypi në Ryad, ku morën pjesë ministrat e Energjisë së Rusisë, Alexander Novak dhe i Katarit, Qatar Mohammed ben Saleh al-Sada, presidenti i OPEK-ut, I cili ndodhet për vizitë në Arabinë Saudite.
Ministri saudiet, vendi i të cilit është është lider në Organizatën e vendeve eksportuese të naftës (Opek), u shpreh optimist rreth evolucionit të çmimeve të naftës.

Aktualitet

Archives