Rusët gjithnjë e më pak nostalgji për Bashkimin Sovjetik

Sipas një sondazhi të kryer nga Qendra Levada, një OJQ me seli në Moskë e fokusuar në hulumtime analitike, pak më shumë se gjysma e popullit rus kërkon rithemelimin e Bashkimit të Republikave Sovjetike Socialiste (BRSS).

Anketa në fjalë, realizuar përmes një pyetësori me mbi 1.600 persona në 137 qytete të ndryshme dhe publikuar ditën e martë, tregon se vetëm 31% e pjesëmarrësve janë kundër mishërimit të dytë të BRSS-së.

Rreth 51% e rusëve janë të mendimit se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik mund të parandalohej, ndërkohë që 33% e tyre janë të bindur se ajo ishte një situatë e pashmangshme, nënvizon sondazhi i Qendrës Levada.

Përpara se Vladimir Putini të merrte drejtimin e Rusisë në vitet 2000, këto shifra ishin respektivisht 62% dhe 26%.

Aktualitet

Archives