Shqipëria futet për herë të parë në itinerarin e krocierave MSC

Kompania më e madhe në botë e krocierave, MSC, ka vendosur të përfshijë më në fund edhe Shqipërinë në destinacionet e saj turistike.

Duke filluar nga muaji prill i vitit të ardhshëm, MSC Cruises përfshin Sarandën në paketat e saj të udhëtimeve njëjavore.

Do të jetë krociera MSC Poesia e cila do të niset nga Venecia dhe do të ketë 7 destinacione në shtatë ditë, mes tyre Barin në Itali, Katakolon në portin antik të Olimpit në Greqi, Mikonos (Greqi), Dubrovniku në Kroaci dhe Saranda në Shqipëri.

E themeluar në shekullin e VI, Saranda ofron për turistët një vështrim në të shkuarën antike sidomos në Butrint. Sakaq qyteti është i gjallë, plot me bare dhe restorante dhe mjaft i frekuentuar në sezonin veror. Aty mund të vizitohet edhe i famshmi Syri i Kaltër.

Çmimi për person nis nga 569 euro ku përfshihet udhëtimi i plotë me krocierë, taksat, ushqimi tre vakte dhe të ndërmjetme, pije dhe kafe gjatë vakteve dhe disa pije jashtë tyre.

Aktualitet

Archives