Fushë Krujë, nxënëset përfundojnë në spital.

Katër nxënëse të klasës së tetë në shkollën e fshatit Bilaj në Fushë Krujë, kanë shfaqur probleme shëndetësore, gjatë pushimit të gjatë në klasë. Vajzat 13-14 vjeçe janë transportuar menjëherë në spital, me të dridhura dhe vështirësi në frymëmarrje.
Mjeku i urgjencës Kastriot Mustafa deklaroi për “News24” se në klasë mund të jetë djegur kanabis. Sipas mjekut, deklaratat e vajzave të bëjnë të mendosh se problemet e tyre janë shkaktuar nga tymi i drogës.
Ndërkohë, sipas njoftimit të policisë, dyshohet se vajzat janë ndjerë keq pasi rreth 20 m larg klasës janë djegur mbeturina dhe tymi i tyre është futur në klasë pasi dritarja ka qenë e hapur.

Aktualitet

Archives