Liverpool – Manchester, De Gea shpëton ekipin e Jose Mourinho

Liverpool ndalet në “Anfield Road” pas 4 fitoreve radhazi. Skuadra e Jurgen Klopp barazoi pa gola me Manchester United e drejtuar nga Jose Mourinho në takimin e luajtur mbrëmjen e së hënës i vlefshëm për javën e tetë të Premier League.

Një mundësi e humbur për Liverpool, që të barazojë me pikë me ekipet e kreut Arsenal e Manchester City.

Një ndeshje me raste për gol veçanërisht të vendasve, por De Gea u tregua i vëmendshëm duke pritur goditjet e Emre Can dhe Coutinho.

Kjo është ndeshja e parë pa gola mes Liverpool dhe Manchester United prej vitit 2005. Javën e ardhshme Liverpool do të presë West Bromwich, ndërsa Manchester United do të ketë një provë të vështirë në fushën e Chelsea.

Aktualitet

Archives