Bombardohet ISIS! Gjithë ushtritë “mbërthejnë” terroristët

Ka filluar një operacion i qeverisë irakene për të rimarrë qytetin e Mosulit, bastionin e fundit të të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS). Tanket tashmë janë duke lëvizur në drejtim të qytetit, i cili është mbajtur nga IS që prej 2014.

OKB-ja ka shprehur shqetësimin e thellë për për sigurinë e afro 1.5 milion njerëzve që banojnë në Mosul.

BBC raporton se tanket po përparojnë në qytet, i cili është mbuluar nga pluhuri.

Ofensiva është ndërmarrë nga forcat kurde Peshmerga, trupat qeveritare dhe forcat aleate, udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, është nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik qysh në qershor të vitit 2014.

Aktualitet

Archives