Euro 2016

Qeveria Franceze vazhdon të monitorojë dhe vlerësojë me kujdes situatën në vend pas atentateve terroriste të muajit nëntor që kishin në shënjestër edhe “Stade de France” gjatë miqësores mes “Gjelave” dhe Kombëtares së Gjermanisë.

Qeveria franceze nuk ka qëndruar duarkryq duke hartuar një plan konkret deri në fund të kompeticionit që synon të bllokojë çdo tentativë të mundshme nga ana e terroristëve për të njollosur me gjak europianin.

Në këtë mënyrë, qeveria ka vendosur që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për dy muaj të tjerë, çka do të thotë se kjo masë do të shkojë përtej komepticionit, raporton Super Sport.

Në këtë mënyrë, gjatë periudhës 1 mujore kur do të zhvillohet europiani, Franca do të jetë e blinduar. Kryeministri Manuel Valls theksoi se kjo masë synon që të përmirësojë nivelin e sigurisë gjatë gjithë europianit.

albeu

Aktualitet

Archives