Shafrani i Indisë, lëngu magjik më i dobishëm se ilaçet

Shafrani i Indisë mund të cilësohet si zëvendësuesi më i mirë i ilaçeve. Shafranin e Indisë mund ta përdorni si erëz në gatime të ndryshme ose si produkt bukurie.

Me të mund të përgatisni edhe qumështin e artë; është e shëndetshme, e shijshme dhe ka një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore. Ekspertja e dietave, Alissa Rumsey, ka zbuluar recetën për përgatitjen e këtij lëngu magjik.

Për të përgatitur përbërësin nevojiten 1 filxhan qumësht bajame pa sheqer, 1 lugë çaji pluhur Shafrani Indie, 1/2 lugë çaji kanellë, 1 lugë çaji mjaltë, 1 lugë gjellë vaj kokosi dhe shumë pak kripë deti. Fillimisht ngroheni pak qumështin e bajameve në një tigan (mos të ziejë), shtoni përbërësit e tjerë në tigan dhe i përzieni mire si dhe hidhni në një blender dhe i shtrydhni për rreth 30 sekonda ose deri sa të formohet një masë homogjene. Më pas, shërbejeni menjëherë.

Aktualitet

Archives