I lëndoi veshin në ndeshjen Shqipëri-Spanjë, Alcantara befason Lenjanin

Një nga mesfushorët më të mirë të Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani pësoi një lëndim të rëndë në vesh, në ndeshjen ndaj Spanjës.

Në fakt ishte minuta e 45-të e takimit, kur pas një dyluftimi për top me Thiago Alcantaran, spanjolli e goditi me bërryl në vesh duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Veshi i Lenjanit u ça dhe futbollisti u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pas operacionit mesfushori duhet të qëndrojë 15 ditë jashtë fushave të blerta.

Por mesfushori i Bayern Munichut është ndierë fajtor dhe i ka dërguar një mesazh yllit të Kombëtares shqiptare, në rrjetin social “Instagram”.

“Përshëndetje Ermir. Më fal për goditjen që ta kam bërë aksidentalisht. Të lutem më fal për këtë. Shpresoj se do të kesh një riaftësim të shpejtë. Dhe nëse ke nevojë për ndonjë gjë, thjesht më thuaj. Të uroj më të mirat. Thiago Alcantara”, ka shkruar mesfushori spanjoll në mesazhin drejtuar Lenjanit, që e siguroi Telegrafi.

Aktualitet

Archives