Shëndeti i syve kurohet në tavolinë, disa gjëra që duhet të dini mbi ngjyrat e ushqimeve

Shëndeti i syve kalon edhe nga tavolina, me disa ushqime të cilat parandalojnë degradimin makular dhe të kataraktit.

Ky fakt konfirmohet në një libër të publikuar nga “American Macular Degeneration Foundation”, me receta dhe truke për të “ushqyer shikimin”.

“Karotat janë një prej ushqimeve suplementare që kontribuojnë për një shëndet të mirë për sytë. Në disa raste shikimi mund të përmirësohet në varësi të asaj që hahet”, thotë James McDonnell i Loyola University dhe autor i librit “Eat Right for Your Sight” në bashkëpunim me kolegen Jennifer Thompson.

Rregulli kryesor i përshkruar në libër është ai i të ngrënit të ushqimeve me tre ngjyra të ndryshme çdo ditë.

“Mendoni për të kuqen e specave dhe të shegëve, violën e panxharit, portokallinë e portokallit etj. Në këto produkte mund të gjenden eementë ushqyes për sytë, si vitamina A dhe E ose acidet yndyrore si Omega-3 që gjenden te peshku”, thuhet në libër.

Më tej shkruhen edhe disa hile për të vlerësuar perimet edhe nga ata që nuk duhen.

“Presidentja e American Macular Degeneration Foundation, thotë Thompson, ka analizuar diagnozën e degradimit makular për 39 vjet. Pas dy dekadash ushqimi të shëndetshëm dhe stili korrekt jete mund t’i japë ende makinës dhe të lexojë dhe është një dëshmi e gjallë e faktit se jemi çfarë .

Aktualitet

Archives