Kryeministri: S’jemi qeveri e përsosur por opozita s’është alternativa

ur kanë mbetur vetëm pak muaj nga viti elektoral kryeministri Edi Rama flet për një qeveri larg të qenit e përsosur por është një problem me të cilin shoqëria që është detyruar të bashkëjetojë pasi nuk ka një zgjidhje më të mirë.

Duke bërë një analizë të policisë së shtetit, në aktivitetin “Policia e Gjeneratës së Re” ,  kreu i ekzekutivit shqiptar, tha forca më kritike e policisë së shtetit nuk është opozita, por vetë qeveria. Se opozita nuk është alternativa por një forcë energjie negative, dhe lufta me ata policë që shpërdorojnë detyrën nuk ka përfunduar.

Edi Rama: Ne jemi larg së qeni një qeveri e përsosur dhe çdo ditë e më shumë i besoj të madhit Ronald Regan kur thotë se “Qeveria nuk është zgjidhja është gjithmonë problemi” , por është  një problem me të cilin shoqëria që është detyruar të bashkëjetojë pasi nuk ka një zgjidhje më të mirë. 

Nëse ka një forcë kritike sot për çka duhet të bëjë më mirë policia e shtetit, për fat të keq nuk është opozita por jemi ne vetë. Nëse do të bënim një debat normal për të shfaqur aftësinë vetëkritike do ta fitonim ne dhe jo opozita në vendosjen e gishtit mbi dobësitë të metat dhe problemet e policisë së shtetit.

E them këtë sepse duhet të nënvizoj se ambicia jonë është shumë më e madhe dhe e fortë sesa ç’ka kemi mundur të bëjmë.  Sot opozita nuk është një fuqi alternative që na shtyn për të bërë dhe më shumë, por është një forcë energjie negative

Rama: Borxhi ishte 720 mln euro

Rama tha se nga opozita trashëgoi një qeveri me 720 milione euro

Rama: Ne gjetëm një borxh i cili deri në atë moment ishte mbajtur i fshehur, 720 mln euro në formën e detyrimeve të prapembetura dhe këtu ka plot njerëz që e dinë shumë mirë se edhe ata ishin ndër të shumtit që shteti i kishte borxh. Ju kujtohen borxhet për aktivitetin ekstra, orë pune të papaguara. Një borxh i cili nuk ishte vetëm si një shumë parash, por një mal që qëndronte mbi fushën e minuar në rrezik shpërthimi në formën e një kolapsi energjitik. Qeveritë vlerësohen nga njerëzit për atë që bëjnë, ndërsa nga ekonomistët qeveritë vlerësohen edhe për atë që shmangin. Në tetorin e 2013 kemi shmangur rënien nga humnera e një katastrofe financiare. Shqipëria rrezikonte të mbetej pa para për të paguar rrogat dhe pensionet e fund nëntorit në 2013. U detyruam të therrisnim zjarrfikësit e FMN dhe i’u nënshtruam një programi të vështirë ristrukturimi, ku e mbaj mend shumë mirë që njëra nga kërkesat ishte ulja e rrogave dhe penesioneve, një kërkesë që vendet e tjera në rajon iu përgjigjen pozitivisht. Ne refuzuam ta ndërmarrim këtë masë të vetëdijshëm se ishte e padrejtë, që atë rrogë të pamjaftueshme e merrnin me punë të vështirë.

Lufta e brendshme nuk ka mbaruar 

Rama: Është rezultat i një pastrimi shembullor që iu bë policisë duke përjashtuar 11% të trupës për shpërdorim detyre nga aktet më shembullore të shkeljes së ligjit deri tek abuzimet e vogla. Kjo nuk do të thotë që lufta e brendshme me këtë traditë të shpërdoromit të detyrës ka përfunduar. Është një luftë që vazhdon me vetëdijen që sot ende në policinë e shteti shfaqen fenomen me te cilat policia eshtë ndarë me vendosmëri dhe me një vullnet që dëshmohet përditë 

Nuk ka dyshim, dua që ta dëgjoni që në asnjë moment ne nuk kemi harruar që të cmojmë mundin e madh të të gjithëve ju këtu atyre që bashkë me ju i kanë dhënë policisë së shtetit një fytyrë të re, duke qënë larg të qënit i shpërblyer.

Ja si janë rritur pagat 

Rama: Në 2012, u bë një rritje pagash për policët me diplomë, por cfarë tregon analiza e bërë më pas? Tregon se përfitimi financiar nga puna i punonjësve të policisë ka ardhur në rënie. Tregon se punonjësit e policisë në fund të 8 vjetëve xhiro ishin më të varfër sesa kur filloi xhiroja. Asnjë nivel në policinë e shtetit nuk ka njohur rritje të pagës reale. Paga reale është ulur në krahasim me vitin fillestar të qametit 2005. Ja tju them me pak shifra sesia ka nodhur kjo. Po marr inspektorin e policisë. Midis 2005-2013 paga bruto e inspektorit të policisë është rritur 18.9%, ndërkohë që po në këtë hark vitesh çmimet janë rritur 24.2%. Pra fuqia blerëse si inspector ka rënë me 5.3%. Ja tju them si është rritur paga për inspektorin e policisë në këto tre vjet. 15.3% paga bruto me një rritje cmimesh 4.7% , fuqia blerëse e inspektorit është rritur me 10%.

Rama: Për 5 vjet kjo polici do të jetë shembullore në BE

Rama:  Në 5 vitet e ardhmshe policia e shtetit nuk do të krahasothet me sot. Nëse sot kemi ngritur kokën dhe i kemi shpallur krimit një luftë forntale, në 5 vitet e ardhshme kjo polici do të rendtit ndër policitë më shembullore të BE për 1001 arsye.

Rama: Vitin e ardhshëm do ja dedikojmë qytetarëve

Rama: Me rritjen e rrogave për policinë e shtetit, pse jo të plotë, sepse ende duhet të finalizojmë programin e rritjes me dakordësinë e FMN i cili për hir të së vërtetës nuk e dëshiron një rritje rrogash dhe pensionesh.

Ka një gjë që për mua është vije e kuqe, sot njërëzit që i shërbëjne këti shteti dhe që pjesa më e madhe janë përfaqësues familjesh që meritojnë të kenë më shumë duhet të marrin shpërblimin e parë për koston e reformave. Kemi bërë reforma që të tjerë përpara nesh jo nuk e kanë bërë, por nuk e kanë çuar në mend se mund të bëheshin në këtë vend.

Sot prioriteti i qeverisë është të ndajmë suksesin e reformave pa të cilët  nuk do ishin bërë. Me atë që në një mjedsi banal duke u përballur me sulme, agresion, baltë kanë bërë të mundur që reformat të japin sukses. Policia e shtetit është para që ka treguar se shtet në këtë vend mund të bëeht. Ne në këtë buxhet të vitit të ardhshëm pjesën kryesore do t’ia dedikojmë njerëzve, familjarëve dhe pensionistëve. Është detyrim moral, është edhe pranim i një fakti të madh. Reforma i udhëheqim ne, por ato bëhen bashkë me ju. Ne nuk mnd të themi prisni edhe disa vite të tjera.

Rama: Nuk ka rritje rroge për ministrin dhe kryeministrin

 

Rama: Kryeinspektori të ketë një rritje për tu definuar, por mbi 10%. Nënkomisari të jketë një rritje po me aqmcinjen për të shkaur deri në 10%. Komisatri të këtë rritje për definuar, por shumë më pak se nënkomisari. Për të ardhur tek drejtort, të cilët në mos do marri sa ministri,  do i afrohet shumë ministrit. Se ministri ka bërë punë të mirë, por nuk do ja rritim rrogën, aq më pak kryeministrit.

Mos dëgjoni zhurmën e kazanit, e di që është e vështirë, se mjafton të hapësh TV dhe kazanin e ke në shtëpi, por telekomanda ka shumë numra, kur të shfaqet kazani çojeni tek Beng Bengu edhe bëni dy gjëra në të njëjtën kohë. E para kompensioni kohën që ju keni borxh fëmijëve tuaj, e dyta nuk i prezantoni fëmijët më gogolin. on

Aktualitet

Archives