Eksperti i SHBA-së: Shqipëria një Kolumbi e Ballkani

Qeveritarët e përfshirë në trafikun e drogës të vihen nën hetim ndërkombëtar.

Shqipëria po shndërrohet në një variant ballkanik të Meksikës dhe Kolumbisë përsa i përket kultivimit dhe trafikimit të drogës. Ndaj dhe Uashingtoni duhet të rikthejë vëmendjen nga Shqipëria, edhe për vetë faktin se vendi është anëtar i NATO-s.

Kjo është thirrja që i drejton eskperti amerikan në fushën e terrorizmit, sigurisë dhe atë ushtarake Bill Kouan. Në një shkrim analitik, publikuar në mediat amerikane, Kouan shkruan se kohët e fundit Shqipëria është kthyer në një strehë droge dhe ky fakt është lënë jashtë vëmendjes politike të Uashingtonit. Ndaj dhe këshilla e tij për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara është që në listën e gjatë të problemeve, të rreshtojë edhe drogën në Shqipëri, pasi ky vend është anëtar i NATO-s dhe nuk mund të injorojë një krizë që destabilizon aleancën.
Duke iu referuar raporteve vendase dhe të huaja, Kouan shkuan se përveçse vend prodhues, Shqipëria është vend tranzit për drogën që trafikohet nga Azia në Europë. Eksperti amerikan sjell në vëmendje edhe raportin e OSBE-së ku konfirmohej se trafikantët kanë krijuar lidhje me zyrtarë të lartë të shtetit, deri tek kryeministri Edi Rama e ministri i brendshëm Sajmir Tahiri.
Situata po shfrytëzohet edhe simpatizantët e Shtetit Islamik, të cilët edhe ata po mbjellin drogë për të financuar aktivitetet terroriste, siç shkruajnë mediat britanike. Shteti Islamik shfrytëzon faktin që shqiptarët janë në shumicë myslimanë, pavarësisht traditës së tolerancës fetare dhe islamizmit të moderuar. Këtë situatë e favorizon niveli i lartë i papunësisë mes të rinjve, varfëria në fshatra por edhe korrupsioni i lartë në rangjet shtetërore, çka bën që qeveritarët të mbyllin njërin sy për tregëtinë e drogës, duke bërë që zbatimi i ligjit të vihet në rrezik.
Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe kjo është tepër e rëndësishme, sipas Kouan. Lidhjet e drogës në Shqipëri nuk janë një shenjë e mirë për sigurinë afatgjatë të partnerëve tanë evropianë. Ai kërkon nga kongresi dhe autoritetet amerikane të zbatimit të ligjit, të nisin një hetim ndërkombëtar për zyrtarët e lartë të Qeverisë Shqiptare të lidhur me krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe veprimtaritë terroriste. Vetëm nën udhëheqjen e fortë të SHBA një hetim i tillë mund të jetë i suksesshëm, përfundon shkrimi e tij. abc

Aktualitet

Archives