DE BIASI: DHURUAM GOLAT NDAJ SPANJES!

Gianni de Biasi tregohet realist pas humbjes 2-0 me Spanjën në “Loro Boriçi”. Trajneri i Kuqezinjve vlerësoi paraqitjen e skuadrën në pjesën e parë, por theksoi se golat ishin të dhuruar. Kjo është deklarata e trajnerit për mikrofonin e SuperSport.

“Dhuram në një farë mënyrë, pasi besoj se në pjesën e parë luajtëm me një farë rregulli, nuk lejuam shumë, por në pjesën e dytë bëmë një gabim në rinisje dhe me mbrojtjen lart humbëm topin dhe aty edhe një skuadër me më pak kualitet si Spanja të ndëshkon. Mendoj se Spanja është skuadra më e mirë në Botë. Gjëja më e trishtë është që e bëmë golin vetë, pasi skuadra ndoshta meritonte të pësonte gol në një mënyrë tjetër.”

Gianni de Biasi vijoi më tej: “Besoj se atë që duhet të bënim e bëmë Italia kundër tyre gjuajti në portë në të 57-tën, për të kuptuar se çfarë dimensioni është Spanja, nëse mendonim se jemi në nivelin e tyre jemi jashtë binarëve. Duhet të jemi të fortë në kontrast me kundërshtarin, duhet të lëmë fintet dhe t’ua lëmë atyre që janë më të zotë t’i bëjnë ato” – përfundoi De Biasi për Supersport.

Aktualitet

Archives