BALAJ: TANI ESHTE RRADHA E SPANJES!

Bekim Balaj është një nga lojtarët më në formë tek Shqipëria, teksa ka shënuar dy gola në po kaq ndeshje në këto eliminatore.

Shkodrani tashmë është kthyer në një lider të skuadrës së De Biazit me golat dhe lojën e tij. Edhe mbrëmjen e sotme, Balaj ishte protagonist me golin e tij duke i dhënë qetësinë skuadrës. Ja si u shpreh shkodrani pas ndeshjes.

“Mendoj që loja ka momentet e veta. Nuk është se ne nuk rrezikuam në këtë sfidë, por edhe vendosja e Lihtenshtejnit në zonë ishte ajo që na e vështirësoi më shumë që të shënonim. Ne arritëm të gjejmë golin e parë shpejtë dhe më pas të dytin, duke ndenjur të qetë deri në fund”.

“Dëshira është e madhe që të shënoj dygolësh, por gjithsesi jam i lumtur edhe me një gol që shënova. Me që është ndeshja e radhës, them se e ka radhën Spanja”.

Aktualitet

Archives