Të shtëna me armë zjarri, vritet një person në Shkodër

Një person është vrarë me armë zjarri, si pasojë e disa të shtënave të ndodhura në aksin rrugor Shkodër- Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 ku te ura e “Dedë Gjo Lulit” në fshatin Mali Jushit, ka patur të shtëna me armë zjarri.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, konstatoi ekzekutimin e 42- vjeçarit Gent Mhillaj, 42 vjeç, banues në Torovicë.

Viktima është gjetur i vrarë në një parcelë bujqësore. Një makinë është gjetur në anë të rrugës e parkuar, ndërsa mendohet se i përket viktimës.

Pas krimit policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bën krehjen e zonës në bashkëpunim me shërbimet policore në Lezhë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të dhënat lidhur me këtë ngjarje janë ende të pakta, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ky është krimi i dytë që trondit Shkodrën në pak ditë, ku mbrëmjen e së hënës në një lokal në Dajç, Miklovan Parubi vrau me armë zjarri dy persona dhe plagosi katër të tjerë. – See more at: http://www.noa.al/artikull/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-shkoder-dyshohet-nje-i-vrare/617306.html#sthash.PdQUSKKA.dpuf

Aktualitet

Archives