Çfarë ndryshon në sigurinë e telefonëve Samsung

Google sapo ka bërë të ditur përditësimet e saj të sigurisë në tetor për pajisjet Nexus, të cilat kanë disa ndryshime përsa i përket fushave të sigurisë.

Por nga ana tjetër, Samsung ka bërë të ditur edhe përditësimet e saj në këtë fushë muajin e kaluar, megjithatë mbetet ende e paqartë, se cila prej këtyre përditësimeve do të funksionojë e para.

Lajm i mirë është që ne e dimë se çfarë ndryshimesh do të ketë Samsung nga ana e tij. Përveç Google, Samsung do të përfshijë shtatë pika për të fituar besimin e konusmatorit për produktet Samsung Mobile. Dy prej këtyre pikave janë bërë të ditura me detaje nga kompania koreanojugore, dhe ato janë të një niveli të mesëm sigurie.

E para është çështja e librarisë së pjesës së tretë, Qjpeg, e cila u zbulua nga konsumatorët. Teksa në pajisje vinin foto nga një pjesë e tretë e librarisë sistemi bënte ‘crash’ dhe fotot dilnin të shformuara. Megjithatë, në përditësimet e reja ky problem do të rregullohet duke modifikuar ndarjen e duhur të fotove.

E dyta është ‘Kernel Crash’ nëpërmjet fb0 (DECON), e cila duket se ndikon në të gjitha pajisjet e prodhuara me çipat Exynos. Sipas Samsung disa prej përditësimet të sigurisë në tetor mund të mos përfshihen në paketën e marrëveshjes së mëparshme të mirëmbajtjes. Megjithatë, mbetet të shohim kur Samsung të bëjë të vlefshme këto përditësimet.

Aktualitet

Archives