Dajç-Shkodër, 2 të vrarë e 4 të plagosur pas një loje pokeri, në kërkim autori

Dy persona u vranë ndërsa katër të tjerë u plagosen në fshatin Dajç të Shkodrës, rreth orës 22:40 të së hënës. Ngjarja ndodhi në një lokal, te kryqëzimi i Dajçit ku po luhej një lojë pokeri me letra.

Mikovanb Parubi, një 33 vjeçar i cili njihet ne zonë si një person me luhatje të thella emocionale si edhe përdorues i lëndëve narkotike, në grindje e sipër ka hapur zjarr mbi të gjithë lojtarët e tjerë të pokerit, shokë me njeri-tjetrin.

Si rezultat i qitjeve të kryera me armën e Parubit, mbetën të vrarë dy persona, Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti 30 vjeç.  Si dhe mbetën të plagosur Aleks Prendi, 40 vjeç, Vinçens Kopshti, 26 vjeç, Ndok Marku, 35 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjeç.

Të katër të plagosurit u dërguan me urgjencë drejt spitalit rajonal të Shkodrës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, si pasojë edhe e ndërhyrjeve të shpejta kirurgjikale.

Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në të gjithë rrugën nacionale, por edhe në rrugët e Dajçit, në kërkim të Parubit. Në aksionin policor janë përfshirë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër.

Policia tha se ka kryer rrethimin e të gjithë zonës ku dyshon se është fshehur autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë.

Aktualitet

Archives