Lorik Cana: Ceremonia e lamtumirës gjatë 2017-ës

Ikona e kombëtares kuqezi, Lork Cana me anë të një postimi në “Facebook” ka shkruar se një ceremoni lamtumire e tij me Kombëtaren është parashikuar të mbahet gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm, duke hedhur poshtë zërat se një gjë e tillë do të ndodhte në ndeshjen e 9 tetorit në “Loro Boriçi” ndaj Spanjës.

“Përshëndetje te gjithë miq, më kanë pyetur rreth ceremonisë e lamtumirës me kombëtaren dhe zërat qe po qarkullojnë për mbajtjen e saj me 9.10 në Shkodër!!!
Doja të ju informoj që nuk është e vërtet, dhe me shumë mundësi kjo ceremoni do të mbahet në 6 mujorin e parë të 2017 së. Me respekt dhe dashuri Loriku”, shkruan Cana.

Aktualisht Cana është pa skuadër, pas ndërprerjes me konsensus të marrëdhënieve me Nantes, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen t’i rikthehet futbollit për një etapë të fundit të karrierës së tij.

Aktualitet